Një foshnjë 4 muajshe ka humbur jetën për shkak të komplikacioneve të fruthit.

 

Informacionet bëjnë me dije se foshnja prej dhjetë ditësh ishte e shtruar në pavionin e Pediatrisë pranë Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, në Tiranë.

 

Gjithashtu mësohet se foshnja kishte pasur edhe probleme pulmonare të mushkrive çka ka përkeqësuar gjendjen e saj shëndetësore duke i marrë jetën.

 

Ndërkohë vetëm në dy javët e para të janarit sipas ISHP janë regjistruar 15 raste të prekur me fruth.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *