Një adoleshente ka humbur jetën pasditen e 1 janarit në Berat në rrethana ende të paqarta. Mjekët ligjorë të Spitalit të Beratit të indinjuar me policinë që deklaroi zyrtarisht se 14 vjeçarja dyshohet të jetë vetëhelmuar me pesticide.

 

Sipas mjekëve nga ekspertiza njekoligjore ka rezultuar si “vdekje e papritur” dhe ende nuk duhen shkaqet e vërteta të vdekjes. Mjekët ligjorë të Spitalit të Beratit kanë dërguar analizat në Tiranë dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre,për të konfirmuar edhe shkaqet e vdekjes.

 

Ndër të tjera mjekët bëjnë me dije se përgjigjet e analizave mbërrijnë brenda 2-javësh dhe pa mbërritjen e tyre askush nuk mund të përcaktojë dot shkaqet e vdekjes.

 

14-vjeçarja Eva Çobo nga fshati Malas-Gropë në Urë-Vjagurore u gjet pa shenja jete në dhomën e saj mesditën e djeshme nga familjarët,të cilët e dërguan me urgjencë drejt Spitalit të Beratit por vajza nuk mundi dot të mbijetojë.

 

Ndërkohë burime nga familjarët e vajzës pohojnë se, vajza ishte e qetë, nuk kishte shfaqur asnjëherë probleme dhe se ditën e vdekjes kishte drekuar me familjen dhe ishte shtrirë për të fjetur në dhomën e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *