Pas një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin rrugor Elbasan-Cërrik është plagosur një 45 vjeçar.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur  në fshatin Gjonme, ku shtetasi me iniciale A.H., rreth 45 vjeç,  banues në Durrës , duke drejtuar motoçikletën ka humbur kontrollin mbi të dhe ka dalë nga rruga, dhe për pasojë është plagosur.

 

Informacionet bëjnë me dije se ai fatmirësisht ndodhet nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *