Gjatë javëve të fundit, një koronavirus vdekjeprurës ka përfshirë mbarë botën, duke infektuar mijëra njerëz si edhe duke vrarë mijëra persona. Teksa Organizata Botërore e Shëndetësisë u shpreh pak ditë më parë se duhet kohë që të shpiket vaksina kundër virusit, në “WhatsApp” ka filluar të qarkullojë një mesazh që flet për kurën kundër koronavirusit. Sipas mesazhit, hudhra mund të kurojë koronavirusin. Mesazhi u shpërnda në “Twitter” nga një përdorues.

 

“Shpërndajeni ju lutem. Lajm i mirë, koronavirusi mund të shërohet nga një tas me ujë të hudhrave të freskëta të ziera. Mjeku i vjetër kinez ka vërtetuar se është efikase. Shumë pacientë gjithashtu kanë provuar që kjo kurë ka efekt. Tetë thelbinj të copëtuar të hudhrës shtojuni  shtatë gota me ujë dhe ziejini. Hani dhe pini ujin të zierë të hudhrës, duke u përmirësuar gjatë natës. I lumtur ta shpërndaj këtë”, shkruhet në mesazh.

 

Por ai është një mashtrim. Autoritetet sqaruan se ende nuk ka një kurë për koronavirusin.

 

Ndërkohë, nëse një mesazh i tillë ju vjen në telefon, “ËhatsApp” ju këshillon ta fshini atë dhe të mos e shpërndani në asnjë prej kontakteve tuaja.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *