Gjiganti kinez i teknologjisë, Huawei ka siguruar më shumë se 50 kontrata për aplikimin e gjeneratës së pestë të rrjetit në të gjithë botën.

 

Pavarësisht presionit nga Uashingtoni ndaj aleatëve për të ndaluar teknologjinë Huawei si pasojë e akuzave për spiunazh, kompania ka arritur që të nënshkruajë rreth 30 marrëveshje vetëm në Europë.

 

Teknologjia e re ultra e shpejtë e qasjes në internet premton një revolucion të ri në mënyrën se si punojmë, argëtohemi apo komunikojmë.

 

Ndryshe nga rrjetet aktuale të cilat përdorin pajisjet specifike të transmetimit, 5G ofron lidhjen në të gjithë spektrin e frekuencës. Kjo nënkupton mundësinë e ofrimit të shërbimeve heterogjene me kërkesa shumë të ndryshme në kohëzgjatjen e vonesës më të ulët se 1 milisekond dhe një aftësi për të menaxhuar densitetin e lidhjeve të njëkohshme deri në 1 milion pajisje për një kilometër katror.

 

Në muajin qershor, Huawei lançoi rrjetin 5G në Arabinë Saudite.

 

Pas bllokimit të shërbimeve nga SHBA, Kanadaja dhe Zelanda e Re, Huawei gjithashtu ka hyrë në tregun rus. Kompania njoftoi një marrëveshje me një nga ofruesit kryesorë të internetit në Rusi, MTS, për të zhvilluar rrjetin 5G.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *