Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka bërë me dije se SHBA po mendon se cilat janë mjetet për inkurajimin e shtetit të Kosovës në zgjidhjen e situatës së krijuar në veri ka.

 

Kjo deklaratë e tij vjen pas pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, ndërsa shton se shpreson që Kosova të mos përballet me të tjera sanksione.

 

 “Nuk jam në pozitë të them [cfarë mund të jenë pasojat e tjera]. Por, SHBA-ja po mendon se çfarë mjete të tjera ka për ta inkurajuar Qeverinë e Kosovës për ta bërë atë që ne mendojnë që është e rëndësishme të bëhet tani: arritjen e qetësimit të situatës”, tha Hovenier, raporton REL.

 

Më herët, ambasadori Hovenier bëri të ditur se Kosova do të anulohet nga stërvitjet e “Defender Europe 2023”, ndërsa theksoi se ky është vetëm sanksioni i parë nëse qeveria e Kosovës nuk punon për qetësimin e situatës në veri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *