Kryeministri Avdullah Hoti është takuar në Bruksel me Komisionerin e BE për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Oliver Varheli, ku ka përsëritur edhe njëherë kërkesën për liberalizimin e vizave.

 

Ndërkohë komisioneri Varheli ka përshëndetur progresin e arritur në takimin e nivelit të lartë mes liderëve në Bruksel. Ai gjithashtu është shprehur optimist për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe procesin e pajtimit mes Kosovës dhe Serbisë, në të ardhmen.

 

Kryeministri Hoti bisedoi edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

 

“Mirëpres rinisjen e dialogut midis Beogradit dhe Prishtines si dhe hapat drejt normalizimit të marrëdhënieve”, shkruan Stoltenberg në rrjetin social “Tëitter”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *