Pas deklaratës së Aleksandër Vuçiç se Serbia nuk do ta njohë Kosovën derisa ai të jetë president, u kundërpërgjigj kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti. Ky i fundit, me anë të një postimi në “Facebook”, i bëri të qartë Serbisë se nuk do të ketë marrëveshje nëse nuk garantohet njohja reciproke.

 

“Nuk ka marrëveshje me Serbinë pa njohje reciproke. Kosova mbetet  e përkushtuar që të gjitha çështjet e hapura me Serbinë të përmbyllen përmes dialogut, i cili po zhvillohet në Bruksel, me ndërmjetësimin e BE-së. Deklaratat se fqinji ynë verior nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës nuk i kontribuojnë dialogut. Dialogu ka rifilluar mbi parime të qarta për marrëveshje përfundimtare për normalizim të marrëdhënieve dhe njohje reciproke, dhe nuk do të ketë marrëveshje të pjesshme. Nëse nuk do të ketë njohje reciproke, atëherë nuk do të ketë as marrëveshje. Kosova do të vazhdojë rrugën drejt Bashkimit Evropian.”

 

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka deklaruar se derisa të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi më 2022, nuk do të ndodhë njohja e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *