Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti do të takohet sot në orën 16.00 me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç në Bruksel, në kuadër të dialogut Prishtinë – Beograd.

Takimi i nivelit të lartë, i pari i drejtpërdrejtë mes dy vendeve, ndërmjetësohet nga përfaqësuesi i lartë i BE-së Josef Borell, dhe i dërguari i BE-së për për dialogun, Miroslav Lajcak.

Ky është takimi i parë i Hotit me Vuçiç, pas samitit të parë online të mbajtur më 12 korrik, ku dy vendet vendosën kushtet për rifillimin e dialogut.

Hoti theksoi se bisedimet duhet finalizuar vetem me njohjen reciproke.

Dialogu Kosovë-Serbi u ndërprerë në fund të vitit 2018, për shkak të taksës ndaj mallrave serbe nga qeveria e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj. Por ajo u zëvendësua me masën e reciprocitetit. Me ardhjen e Avdullah Hotit në pushtet, kjo mase u pezullua për t’i hapur rrugë rifillimit të negociatave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *