Subscribe

Ky është Mariglen Topuzi, një nga autorët e sulmit me armë zjarri ndaj hotel Volorekës në Tushemisht të Pogradecit. Pamjet amjet filmike sherbyen për identifikimin e autorëve dhe menjehere u arrestua 34 vjecari Topuzi.

Ky i fundit më heret ka qenë i dënuar për shkatërrim prone me armë zjarri, ndërkohë pë ngjarjen ku u qëlluam me 100 plumba në Pogradec janë shpallur në kërkim edhe tre persona të tjerë. Bashkepuntoret e tjere ne kete ngjarje jane Ilirjan Berberi 52 vjeç, Merad Berberi 34 vjeç si dhe nje 28 vjecar.

Burimet e policise bene te ditur se sulmi ndaj hotelit ka ndodhur per shkak te nje konflikti te autoreve me pronarin Jetmir Muçollari dhe djalin. Për pasojë biznesi eshte sulmuar  dy here me armë zjarri brenda 7 ditësh.

Ne datën 1 gusht persona të  armatosur dhe të maskuar kanë qëlluar me bresheri plumbash makinat dhe ambientet e hotel Volorekës. Edhe në ngjarjen e te shtunes mendohet se ishin te perfshire te njetet persona. Ata kanë qëlluar me kallashnikov 100 plumba duke demtuar automjetet dhe disa nga dhomat e hotelit si dhe duke rrezikuar jetën e pushueve te shumte.

Por duket se pas ngjarjes ne Tushemisht eshte rikthyer qetesia cka duket edhe nga pamjet e kesaj te djele ku turistet kane zgjedhur te pushojne ne hotelet pergjate liqenit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *