Hotelet dhe bujtinat në Korçë kanë nisur të ndjejnë vështirësitë e para në flukset e turistëve.

Kjo për shkak të ndalimit të qarkullimit prej orës 22 të mbrëmjes, çka ka bërë që në disa prej bujtinave gjatë kësaj jave të mos ketë asnjë rezervim për fundjavat, ndërsa në disa të tjera rezervimet kanë qenë vetëm në 30% të kapacitetit.

Sipas këtyre bizneseve ndalimi i qarkullimit prej orës 22 është i dëmshëm për këtë lloj biznesi që në qendër ka argëtimin e turistëve e vizitorëve, të cilët në më të shumtat e rasteve kërkojnë të dalin edhe pas kësaj ore për të ngrëne një darkë jashtë apo edhe për të shijuar jetën e natës.

Muaji tetor ka qenë i kënaqshëm për hotelet e bujtinat në qytetin e Korçës, pasi fluksi i turistëve e vizitorëve ka qene i larte, ndërsa me kufizimet që kanë hyrë në fuqi prej disa ditësh pritet një rënie e ndjeshëm e të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *