Kampi famëkeq në ishullin lindor të Egjeut, Lesbos është bërë shënjestër e vazhdueshme te kritikave nga  Grupet e të drejtave të njeriut për shëmtinë e përdhunimit të të miturve.

Më i fundit është rasti i një vajze 3-vjeçare. Ajo është gjetur pa ndjenja dhe e gjakosur në ambientet e kampit dhe është dërguar në spitalin Vostaneio në qytetin e Mytilini. Ekzaminuesit mjekësorë po hetojnë nëse vogëlushja ishte viktimë e një sulmi seksual, pasi mjekët që ekzaminuan fëmijën në qendrën mjekësore të kampit thanë se dëmtimet e saj mund të ishin rezultat i përdhunimit.

Një muaj më parë, katër pakistanezë u arrestuan pasi abuzuan seksualisht me një 16-vjeçare. Më herët janë regjistruar edhe disa raste të tjera. Mjekët e organizatës “Doktorët pa kufi” kanë përsëritur apelin e tyre për largimin e fëmijëve të pashoqëruar nga kampet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *