Twitter, Facebook dhe Google janë rikthyer sërish në senatin amerikan për t’u përgjigjur mbi akuzat për paragjykim, censurë si dhe ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale.

Drejtorët ekzekutivë të gjigantëve të mediave sociale në seancën dëgjimore janë pyetur  mbi heqjen e postimeve te presidentit amerikan Donald Trump.

Shefi i Facebook, Mark Zukerberg  u shpreh se është bazuar tek neni 230 per mbrojtjen nga shpifja shpifja por qe sipas tij ligji ka nevoje per permiresim.

 

“Pa Seksionin 230 platformat ka të ngjarë të censurojnë më shumë përmbajtje për të shmangur rrezikun ligjor që tju mundësojnë njerëzve të shprehen në mënyra të reja. Sidoqoftë, unë besoj se Kongresi duhet të rregulloj ligjin për t’u siguruar që ai po funksionon ashtu siç është menduar,unë pres një dialog kuptimplotë se si mund te shmangim problemet që hasim sot.”

 

Themeluesi i Facebookut në pyetjen se çfarë hapash do të ndërmerrte nëse Presidenti Trump do shpallte fitoren perpara rezultateve zyrtare, Zukerberg tha se nje postimi i tille do te hiqej.

 

“Nëse një nga kandidatët përpiqet të deklarojë para kohe fitoren ose të citojë një rezultat të pasaktë, ne kemi një masë paraprake të integruar në platformat ku do te tregohet informacion i saktë në lidhje me votimin. Nese do te publikohej nje deklarate e tille do të shkelte politikat e firmës keshtu qe postimi do te hiqet.”

 

Shefi ekzekutiv i Twitter, Jack Dorsey pranoi se u kishte ndaluar përdoruesve të ndajnë përmbajtjen qe sipas tij ishin marre si rezultat i një sulmi. Por ka mohuar  qe vendimi te lidhet me arsye politike.

 

“Unë i dëgjoj shqetësimet dhe i pranoj ato, Njerëzit kanë një zgjedhje te rrjeteve sociale që ata ndjekin.Nderkohë sa i perket ligjit nuk mund ta ndryshojme ate pasi mund të shembet menyra e komununikimit në internet.”

 

Presidenti Donald Trump bëri thirrje për shfuqizimin e ligjit në fillim të këtij muaji, pasi Facebook hoqi postimin e tij qe krahasonte COVID-19 me gripin sezonal. Ndërsa Twitter e ka shenuar postimin e presidentit me një paralajmërim si  “informacion  mashtrues dhe potencialisht të dëmshëm”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *