Kërkesë e Bashkia e Kavajës drejt  KZAZ-së për lirimin e në kuadër të zbatimit të dekretit të presidentit Ilir Meta për anulimin e 30 qershorin si datën e zgjedhjeve vendore ka sjellë edhe përplasjet dhe problemet e para.

Ish kryeministri Berisha postoi një foto, ku ai pretendon se janë shoqeruar në komisariatin e Kavajës disa persona të cilët bllokuan KZAZ-në e Luzit të Vogël në përputhje të plotë me ligjin dhe dekretin e Presidentit Meta.

Ata kanë bërë një foto dhe ia kanë dërguar në inbox Sali Berishës.

Por ndërkohe Vizion Plus ka mësuar edhe arsyen e saktë të arrestimit të këtyre personave. Këta shtetas, disa prej të cilave janë policë bashkiak të bashkisë Kavajë njëri prej tyre roje i shkollës së Luzit të Vogël, kanë shkuar dhe kanë hequr listat e zgjedhësve që KZAZ i kishte vendosur në ambjentet e shkollës së fshatit Luz i Vogël.

Nga policia ende nuk ka një njoftim zyrtar për këtë cështje, por kujtojme që kryeministri Rama ka deklaruar se kushdo që do të tentoje të prishe zgjedhjet jo vetëm që rrezikon burgun por nuk do të ketë mundësi trë lëvizë më në SHBA dhe vendet e BE-së.

 

 

Më poshte edhe postimi i plotë i Sali Berishës:

 

 

Kryengritesite e pamposhtur te Kavajes na pershendesin nga qelite e Narkokomisariatit.

Nje pershendetje te perzemerte miq guximtareve qe na bejne krenare. Rama ik! Fitore!

Lexoni mesazhin dhe shikoni foton e kryengritesit dixhital. sb

Doktor çunat e Kavajes live nga dhoma e paraburgimit ne komisariat.
I arrestuan sonte ne mbremje sepse bllokuan KZAZ-ne e Luzit te vogel ne perputhje te plote me ligjin dhe dekretin e Presidentit te Republikes.
Po kthehet komunizmi
Liri demokraci

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *