Hong Kong ka ndaluar hedhjen në treg të vaksinës Pfizer-BioNTech të Covid-19, pas paralajmërimit të një gabimi në paketimin e tyre. Edhe rajoni Macau, i cili ndodhet në bregdetin jugor të Kinës pezulloi përdorimin e vaksinës. Për efekt sigurie, qeveria kineze ka ndaluar përkohësisht shpërndarjen e tyre në popullsi.

Autoritetet deklaruan se një shpërndarës lokal i vaksinës i informoi në lidhje me problemin në paketim, ndaj zyrtarët u përgjigjën duke urdhëruar vendet e vaksinimit për të pezulluar përkohësisht injeksionet e grumbullimit të tyre.

“Për hir të kujdesit, vaksinimi aktual duhet të pezullohet gjatë periudhës së hetimit,” tha qeveria e Hong Kongut në një deklaratë.

Pas pezullimit të serisë së Pfizer që rezultoi me probleme,  vaksina e vetme që do u ofrohet aktualisht banorëve, është prodhimi Sinovac, i Kinës.

Hong Kong nisi programin e tij të vaksinimit masiv në shkurt duke përdorur vaksinën Sinovac, kurse dozat e Pfizer nisi t’i administrojë në muajin mars.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *