Dy djem, një 21-vjeçar nga Mestre dhe një 26-vjeçar nga Padova e Italisë u sulmuan dhe u ofenduan teksa bënin një xhiro në rrugët e Padovas.

 

Sipas tyre, gjithçka ndodhi për një puthje që ata kishin shkëmbyer në rrugë duke ecur dorëpërdore. Madje, një shok që ndërhyri për t’i mbrojtur, u godit me gotë në kokë.

 

Sulmi u krye nga një grup prej gjashtë personash, katër djem dhe dy vajza. Të tre të sulmuar u drejtuan tek autoritetet për të bërë ankesë.

 

“Ka ardhur koha për të thënë mjaft. Ne vendosëm të tregojmë se çfarë ndodhi sepse jemi të lodhur nga homofobikët. Ne duam që kjo urrejtje dhe diskriminim të mos ekzistojë më”, thanë në “Facebook” të rinjtë e sulmuar.

 

Hetuesit po shohin kamerat për të identifikuar anëtarët e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *