Subscribe

Disa figura kryesore të Partisë Socialiste, te veshur me të zeza dhe me kurora me lule, ishin të pranishëm në Pallatin e Kongreseve, ku po mbahen homazhet në nder të ish-kryeministrit Bashkim Fino.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi shprehet se Fino do të mbahet mend si një njeri me zemër të madhe dhe buzagaz.

“Do ta kujtoja si person i cili është rritu pa baba, do ta kujtoja si një njeri që humbi nënën e tij para tre muajsh. Do ta kujtoja si një njeru buzagaz, për djalin dhe për vajzën e tij, do ta kujtoja si një njeri me zemër të madhe, do ta kujtoja si një pushtetar nga kryetar bashkie, kryeministër, do ta kujtoja si një njeri zemërmadh dhe me kundërshtarët e tij politik. Jam këtu për ta kujtuar si mik si vëlla si shok, si pjestar i një familje politike si shqiptar. Do të na mungojë shumë, ja që nuk ishte e thënë se jeta e tij biologjike të vazhdonte.”

Për nder të ish-kryeministrit të Pajtimit Kombëtar, qeveria shqiptare vendosi që kjo e hënë të jetë ditë zie kombëtare në vendin tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *