Presidenti francez, François Hollande bëri thirrje për një reagim ndërkombëtar për sulmin kimik të dyshuar në perëndim të Sirisë dhe për përmasat e këtij krimi lufte, theksuan shërbimet e presidencës.

 

Presidenti francez përsëriti indinjatën e tij për përdorimin e armëve kimike në Siri dhe kërkoi një reagim të komunitetit ndërkombëtar për përmasat e këtij krimi lufte”, thuhej në një komunikatë të Elysees, disa orë nga takimi i Këshillit të Sigurimit që do të shqyrtojë rethanat e sulmit që shkaktoi 72 të vdekur, 20 prej të cilëve fëmijë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *