Subscribe

Shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të azilkërkuesve në Holandë. Lajmi është konfirmuar nga zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë në këtë shtet për televizionin NOS. Sipas statistikave në dy muajt e parë të këtij viti, numri i kërkesave për azil ka arritur në 480. Por pavarësisht kësaj, i njëjti burim konfirmon se shanset per ndonjërin prej tyre janë zero. Në të njëjtën kohë, raporti i Ministrisë se Drejtësisë në Holande evidenton se krahasuar me vitin e kaluar, numri i kërkesave ka rënë nga 5 mijë në qindra. Ashtu si Gjermania, edhe Holanda e ka klasifikuar Shqipërinë si një vend të sigurt. Që nga muaji mars i vitit të kaluar, qeveria holandeze ka përshpejtuar procedurat për kthimin e personave në vendet e tyre. Për këtë është arritur dhe një marrëveshje me qeverinë shqiptare. Të gjithë shtetasve shqiptare që pranojnë vullnetarisht të kthehen u paguhet bileta e avionit dhe u jepen 200 euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *