Holanda është vendi  i parë që vendosi të mbylle kampionatin për shkak të pandemisë, por tashmë mund të bëhet vendi i parë që mund të ktheje tifozët në stadium. Ndonëse një gjë e tillë do të bëhet me rregulla strikte. Lajmi u bë i ditur nga kryeministri holandez Mark Rutte në një konference për shtyp.

Ai pohoi se duke nisur nga shtatori me rinisjen e kampionatit, tifozët do të kthehen në stadium, por me kapacitet të reduktuar. Do të mbushet vetëm 1/3 e impiantit sportiv. Por kushtëzimi me interesant është një tjetër gjë, nuk lejohet që tifozët të këndojnë. Lejohet vetëm që sportëdashësit të duartrokasin ose të vërshëllejnë.

“ Nëse në stadiume do të këndohet, atëherë është shumë e thjeshtë, do ti mbyllim sërish. Nëse bërtet ose këndon me shumë zhurmë, shanset që të përhapet Covid-19 janë të mëdha, thotë kryeministri.

Sipas  të gjitha gjasave, kampionati holandez do të rinisë në datën 12 shtator.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *