Parlamenti holandez është treguar i ashpër me Shqipërinë duke mos i ndezur dritën jeshile hapjes se negociatave më 30 qershor.

 

Ligjvënësit kanë pranuar me 105 vota nga 150 të mundshme, mocionin e propozuar nga 3 parti të koalicionit qeveritar, sipas të cilit Shqipëria nuk është ende gati për hapin e radhës.

 

Ky vendim argumentohet me faktin se pas shqyrtimit të progres-raportit të hartuar nga Komisioni Europian për Shqipërinë, rezulton se vendi ynë nuk ka bërë progresin e nevojshëm në kuadër të luftës ndaj korrupsionit si dhe krimit të organizuar.

 

Ndërsa për Maqedoninë e Veriut, ligjvënësit holandezë janë shprehur pozitivisht për hapjen e negociatave.

 

Qëndrimi negativ i Holandës për Shqipërinë është paralajmëruar edhe më herët nga zyrtarë të Brukselit.

 

Presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk, pa përmendur emra konkretë, u shpreh sot se disa shtete anëtare mund të mos e mbështesin hapjen e negociatave më 30 qershor.

 

“Megjithatë duhet të pranojmë se jo të gjithë vendet anëtare janë të gatshme të pranojnë fillimin e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut në këtë kohë. Pyetja tani është jo “nëse…” por “kur…”. Që të tregohem realist, arritja e konsensusit mes 28 vendeve anëtare merr më shumë kohë se sa do të më pëlqente”.

 

Tani mbetet vetëm çështje kohe – u shpreh Tusk pasi u takua me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *