Holanda ka votuar pro hapjes së negociatave të Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.

 

Këtë lajm pozitiv e ka shpërndarë vetë ministrja e Jashme, Olta Xhaçka, e cila shkruan se parlamenti holandez i ka dhënë “dritë jeshile” Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit.

 

Xhaçka shkruan se Shqipëria tashmë i ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare.

 

“Holanda sapo votoi “Po”! Dritë jeshile nga Parlamenti Holandez! Shqipëria ka përmbushur kushtet dhe është e gatshme të mbajë Konferencën e Parë Ndërqeveritare. Një lajm shumë i mirëpritur dhe një njohje e merituar e çlirimit tonë të reformës”, shkruan Xhaçka.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *