Leonard Xhameta, 28 vjeç, është arrestuar nga policia pasi gjatë një eventi ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarr.
Policia mori njoftim gjatë orëve të para të ditës së për një vatër zjarri në Dhërmi që përfshiu një sipërfaqe të pyllëzuar me shkurre dhe bimësi të ndryshme.
“Si rezultat i hetimeve dhe falë bashkëpunimit me banorët dhe pushuesit në zonën bregdetare, Stacioni i Policisë Dhërmi arrestoi autorin e dyshuar të kësaj zjarrvënie, shtetasin L. Xh., 28 vjeç”, thuhet në njoftim.
28-vjeçari dyshohet se, gjatë një eventi në një subjekt privat në fshatin Dhërmi, ndezi fishekzjarre që shkaktuan zjarrin, duke dëmtuar një sipërfaqe të konsiderueshme me shkurre dhe bimësi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Vlorës për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkatërrim nga pakujdesia i pyjeve dhe mjedisit pyjor”./vizionplus.tv





