Pas zgjedhjeve parlamentare, Maqedonia e Veriut pritet të ketë në kuvend 32 deputetë shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat vendase, që i referohen të dhënave paraprake nga Komisioni Shtetëror Zgjedhor.

Deri më tani numri më i lartë i deputetëve shqiptarë që kanë dalë nga zgjedhjet, ka qenë 29, në vitin 2008.

Bashkimi Demokratik për Integrim nën udhëheqjen e Ali Ahmetit pritet të ketë 15 deputetë, pesë më shumë se sa në përbërjen e kaluar.

Në njësinë e gjashtë BDI ka triumfuar me 7 deputetë, në njësinë e pestë me 3 deputetë, në të dytën me 3 dhe në të parën me 2 deputetë.

Koalicioni mes dy partive, Aleanca për shqiptarët e Ziadin Selës, do të ketë 12 mandate deputetësh, një rritje e madhe e numrave në Parlament në krahasim me përbërjen e kaluar parlamentare.

Në njësinë e gjashtë keto dy parti kanë fituar 6 deputetë, në të pestën 1 deputet, në të dytën 3 dhe në njësinë e parë 2 deputetë.

Lëvizja BESA e Bilall Kasamit e cila ishte në koalicion me LSDM-në e Zoran Zevit, arriti të marrë katër deputetë.

Partia Demokratike e Menduh Thaçit mori vetëm një deputet në njësinë e gjashtë zgjedhore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *