Subscribe

Shqiptarët në Malin e Zi festuan gjate gjithë natës me flamujt kuq e zi në rrugët e Tuzit, pas fitores për here të parë në zgjedhjeve lokale. Fituesi Nikë Gjeloshaj ishte kandidati i përbashkët i koalicionit të tre partive: Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike Shqiptare dhe Unioni Demokratik Shqiptar të cilat garuan nën moton ‘Malësia na bashkon’.

 

Gjeloshaj fitoi zgjedhjet ndaj rivalëve të tij malazez, boshnjakë dhe serbë.

 

 “Ne Tuz flitet shqip, urime per fitoren, Në malësi fitojnë shqiptarët”

 

Kandidati mori 3682 vota, ose rreth 50% të totalit, ndërsa i dyti u rendit nga partia DPS e presidentit Milo Gjukanoviç e cila mori 31 %, ndërsa Partia boshnjake siguroi vetëm 12 % të votave.

 

Tuzi u nda nga Podgorica në 1 shtator 2018 dhe bëhet kështu komuna e dytë e Malit të Zi, që drejtohet nga shqiptarët, pas asaj te Ulqinit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *