Izraeli dhe Bahrejni kanë arritur një marrëveshje historike për të normalizuar plotësisht marrëdhëniet e tyre, ka njoftuar presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump.

“Vendi i dytë arab që bëri paqe me Izraelin brenda 30 ditësh”, shkroi Trump në rrjetin social Twitter.

Menjëherë pas njoftimit të Trumpit ka reaguar kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili e ka vlerësuar lartë arritjen e marrëveshjes.

“Marrëveshja shënon një epokë të re të paqes”, tha të premten kryeministri Netanyahu.

“Për shumë vite, ne kemi investuar në paqe dhe tani paqja do të investojë në ne, do të sjellë investime vërtet të mëdha në ekonominë e Izraelit – dhe kjo është shumë e rëndësishme”, tha Netanyahu në një deklaratë.

Për dekada, shumica e shteteve arabe kanë bojkotuar Izraelin, duke këmbëngulur se ato do të vendosnin lidhje, vetëm pasi të zgjidhej mosmarrëveshja me palestinezët.

Por, muajin e kaluar Emiratet e Bashkuara Arabe ranë dakord të normalizojnë marrëdhënien e saj me Izraelin./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *