Një nga iniciativat më të rëndësishme të dekadave të fundit nga Akademia e Shkencave do të jetë një projekt ambicioz, që do të mundësojë një tekst që premton të jetë pikë orientimi e rëndësishme për historinë e Shqipërisë dhe popullit shqiptar në përgjithësi.

 

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në “Vizion Plus”, historian Pëllumb Xhufi rrëfeu se pse do të rishkruhet historia.

 

“Një arsye madhore padyshim janë faktet e reja. Tjetra, niset nga nevojat e tregut, sidomos tregut të jashtëm. Ne nuk kemi ende sot një tekst të Historisë së Shqiptarëve në këtë dimension, i cili të shërbejë si një referencë për albanologët, profesorët apo qytetarët e huaj. Për të kënaqur edhe këtë nevojë tregu të kualifikuar, ne kemi vendosur që ky tekst të shoqërohet edhe nga aparati shkencor, duke filluar nga ‘footnotes’, shënimet në fund të faqes, ku çdo gjë që thuhet do jetë e mbështetur në dokumentacion. Pastaj, me elementët e tjerë, edhe bibliografia në fund.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *