Një histori tronditëse u zbulua këtë të martë në Stokholm të Suedisë. Një nënë u arrestua sepse akuzohet se ka mbajtur të burgosur për 28 vjet në shtëpi djalin e saj.

 

Gjithçka nisi kur një i afërm i familjes dyshoi se diçka nuk shkonte mirë dhe u fut në shtëpi. Ai u përball me 41-vjeçarin, që ndodhej në një gjendje të mirë.

 

Autoritetet e gjetën burrin në dysheme, pa dhëmbë, plot plagë dhe në pamundësi për të folur. Ai u dërgua në spital për trajtim dhe pritet të kryejë edhe një operacion.

 

Nëna, megjithatë, mohon akuzat për burgim të paligjshëm dhe dëmtim të rëndë trupor të djalit të saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *