Tenton të arratiset nga burgu i sigurisë së lartë në Peqin shtetasi Gëzim Toma.

Ky i fundit akuzohet për vrasje, vjedhje me dhunë dhe arratisje nga burgu i Drenovës pak vite më parë. I arratisuri, Gëzim Toma, 37 vjeç, ishte kapur pak kohe vone ne Athine pas arratisjes dhje me tej u ekstradua per te vuajtur denimin me 20 vjet burg.

Ai është dënuar për vrasjen e Fatos Daxhës, 25 vjeç, në Krastë të Martaneshit.

Toma kishte pak kohë që ishte transferuar në burgun e Drenovës dhe duket se ishte miqësuar me grupin e shkodranëve, me të cilët ka planifikuar arratisjen. Gjate kohes se pushimit ne burg, Gezim Toma nisi punen per te prere rrethimin me nje mjet metal-preres.

Por nga oficeret e policies se burgjeve ishte i vemendshem duke nderhyre ne kohe e duke shmangur keshtu nje tjeter arratisje spektakolare te Tomes nga burgjet shqiptare.

Këtë gjë ai e kishte bërë në datë 23.11.2013 në burgun e Drenoves teksa duke kërcënuar me armë gardianët, arriti të arratisej. Mirëpo ai nuk qe I vetmi që u largua nga burgu në këtë ngjarje. Bashkë me Tomën u arratisen edhe Admir Tafili, Fran Marashi, Gëzim Guri, Reis Haxhiraj, Eduard Lulo dhe Artur Gora. Ata nën kërcënimin e armëve çarmatosën gardianët, qëlluan me breshëri kallashnikovi për mosafrimin e rojave dhe më pas ikën nga Burgu i Drenovës.

Aventura në liri e pjesës dërrmuese të arratisurve nuk zgajti shumë pasi Admir Tafili, Fran Marashi dhe Gëzim Guri, u arrestuan sapo dolën nga burgu në një magazinë në periferi të Përrenjasit. Ndërsa pak më vonë edhe Artur Gora u kap në afërsi të shtëpisë së tij në fshatin Pojan të Korcës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *