Operacioni më i madh ndaj një grupi shqiptar vjedhësish vilash në Spanjë, në histori është ai që policia spanjolle kreu në janar të 2018-ës. Operacioni u quajt Toskët, ku u arrestuan pesë persona, dy prej tyre ishin femra. Vjedhja më e famshme që kishin kryer ishte ajo e futbollistit të Atletikos së Madridit Gabi. Në deklaratën e saj për shtyp Ministria e Brendshme, deklaroi se grupi kishte vjedhur më shumë se 200 vila në Majadahonda dhe në zonën Perëndimore të Madridit. Operacioni u zhvillua nga sektori i Krimit të Organizuar të Komandës së Madridit. Ministria e Brendshme, i përcaktoi si një “grup shtetasish shqiptarë”, ndërsa shtypi si “bandë hajdutësh” dhe “kriminelë”. Pas këtij operacioni spanjollët deklaruan se i dhanë një goditje tejet të fuqishme organizatave kriminale të vjedhjeve të banesave, një ndër krimet që gjeneron më shumë alarm shoqëror në këtë vend. Objektivi i ketij grupi ishin shtëpitë e vendosura në qendra urbane qe ishin ne pronesi te spanjolleve qe kanë fuqi të lartë blerëse. Anëtarët e grupit, “Toskët”, kishin udhëtuar në Spanjë nga Shqipëria, duke u vendosur në lagjet Chamartín dhe San Blas, ku kishin marrë me qira dy apartamente për një periudhë prej gjashtë muajsh. Pas aktivitetit të dendur ishin pikasur nga policia, pas një informacioni se sendet e vjedhura në Spanjë kishin mbërritur në Tiranë. Grupi u kthye në Shqipëri për të shijuar Krishtlindjet dhe Vitin e Ri, dhe në datën 10 janar të 2018-ës,u rikthye në Spanjë për të vazhduar aktivitetin, kur edhe u godit. Spanjollët mendojnë se në grup ishin të përfshirë më shume se pesë persona, por ata ndërhynë në një moment që dy vajza të moshes 21 vjeçare kishin mbushur valixhet me sende të shtrenjta dhe po i dërgonin në Shqipëri. Synimi ishte bizhuteri, orë dore, pajisje të vogla elektronike, para, dokumente personale por edhe veshje firmato. Në njërën nga automjetet e shqiptarëve, u gjet një bagazh i dyfishtë, ku ishin fshehur bizhuteritë më të shtrenjta. Në pesë vitet e fundit Madridi e konsideron si ndërhyrjen më të madhe të saj, pasi vetëm shifra e sendeve që u kap ishte një milion euro. Per mediat spanjolle objektet e konfiskuara te Gabi Fernández, ishin ato që përbënin më shumë lajm. Policia madrilene e quajti grupi “toskët” për shkak te dialektit të tyre jugor shqiptar. Por policia theksoi se nuk ishin të armatosur asnjëherë në ndonjë grabitje.

 

Burimi: Emisioni “Natën e Mirë dhe Paç Fat”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *