Disa deputetë të opozitës në Parlament kanë hedhur akuza se votat për listat e hapura janë të falsifikuara. Një prej tyre ishte edhe Kujtim Gjuzi, i cili pasi mbajti fjalën në sallë, u largua i revoltuar.

“E deklaroj votën kundër se janë 4 firma të falsifikuara. Më keni thënë disa herë që nuk keni përgjegjësi, por tani erdhi koha që të keni përgjegjësi. Unë e braktis sallën e Kuvendit për këtë seancë ku falsifikohet.”

Të njëjtin shqetësim ngriti edhe Halit Valteri. Sipas tij, një deputete në Kuvend po voton edhe për disa kolegë të tjerë.

“Ju tërheq vëmendjen se një deputete këtu ka votuar 5 fletë votimi, ose ka filluar sekretare ose ka ardhur të verifikojë votat nga jashtë, ju lutem merrni masa, vota është individuale, deputetët mund të vijnë me vete.”

Kryeparlamentari Gramoz Ruçi deklaroi se është në dijeni dhe se po kryhen verifikimet e duhura.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *