Subscribe

Pas arrestimit të 53-vjeçarit, Ardian Çapja, dhe shpalljes në kërkim të nipit të tij, Florenc Çapja, është marrë në mbrojtje prokurori i Elbasanit, Ritvan Sukaj.

 

Vendimi i Këshilli të Lartë i Prokurorisë erdhi pas kërkesës së bërë nga vete prokurori Sukaj, i cili deklaroi se ndihet i rrezikuar nga fisi Çapja.

 

Kjo pasi ishte Sukaj preu urdhër-arrestet për Ardian dhe Florenc Çapjan si dhe rojen e tyre, Ardi Çekani, raporton Vizion Plus.

 

Operacioni i forcave RENEA u finalizua pasi Kreshinik Ajazi mori drejtimin e Prokurorisë së Elbasanit.

 

Ardian Çapja dyshohet se është një nga porositësit e vrasjes së Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012.

 

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar më herët: Ervis Bardhin, Etien Canin, Jorgo Lekun dhe Klajdi Dokolin.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *