Prokuroret e Strukturës se Posaçme anti-Korrupsion morën ne pyetje tre zyrtarë të tjerë në lidhje me tenderin e ushqimit të ministrisë së Mbrojtjes.

Gëzim Jace, Ajet Maksuti dhe Ervis Feta, të tre anëtarë të komisionit të vlerësimit për tenderin e ushqimeve, u morën në pyetje lidhur me kompaninë fituese maqedonase.

Ata i jane pergjigjur prokurorit Eneid Nakuçi  lidhur me procedurat që kanë ndjekur pe tenderin.nje dite me pare janë pyetur Ylli Imeri, Dafina Meça dhe Adriatik Dapaj po ashtu pjesë e komisionit të vlerësimit.

Besohet se kompania maqedonase “Eurovia” mori 1.5 mln euro për shpërndarjen e  produkteve ushqimore në periudhën e fatkeqësisë natyrore.

Kompania  sipas akuzave te partisë demokratike ka ndryshuar objektin e saj të shërbimit nga pajisjet kompjuterike në tregti të produkteve ushqimore.

Prokuroria pritet te therrase javën e ardhshme per te deshmuar edhe ministren e Mbrojtjes, Olta Xhacka, e cila i ka mohuar te gjitha akuzat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *