Policia ende nuk ka arritur që të zbulojë autorin e vendosjes së tritolit në automjetin e ndërtuesit të pallateve, Saimir Naksit.

 

Kjo për shkak se në garazhin e pallatit të Naksit nuk ka patur kamera sigurie. E vetmja kamera që është gjetur nga hetuesit, është ajo e vendosur në pjesën e bagazhit të automjetit të shpërthyer.

 

Por sipas burimeve, kjo kamera nga shpërthimi është dëmtuar dhe janë fshirë të gjitha regjistrimet. Pritet që kamera të dërgohet për ekspertizë për të parë nëse pamjet mund të rikthehen.

 

Mësohet se Naksi ka qenë emigrant në Britaninë e Madhe. Pritet që policia të dërgojë një letër porosi autoriteteve britanike për të hetuar mbi të shkuarën e biznesmenit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *