Subscribe

28 administratorë subjektesh, të cilët kishin zaptuar në mënyrë abuzive hapësirat bregdetare në plazhe u proceduan penalisht nga policia.

 

Në Durrës, u vunë nën hetim 7 pronarë. Sipas policisë, gjatë kontrollit përgjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit, u vu re se këta persona kishin zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.

 

Në total u sekuestruan rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra ndërsa u verifikuan 80 subjekte.

 

Ndërkohë në Qarkun Vlorë, gjatë kontrolleve të zhvilluara në territorin e plazhit të Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës, u gjeten 8 subjekte pa leje ku u hoqën 132 shezlongë dhe 66 çadra.  

 

Raste abuizive të zaptimit të plazheve publike u kosntatuan dhe në plazhin e Semanit, Darzezës, dhe Divjakës.

 

13 pronarë subjektesh, sipas spolicisë, u vunë nën hetim pasi kishin vendosur 799 shezlongë dhe 398 çadra pa marrë leje përkatëse në portalin e-albania.

 

Ndaj tyre rëndon vepra penale “Pushtimi i tokës”, ndërsa aksioni do të vaazhdojë dhe në ditët në vijim.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *