Subscribe

Rreth 4 muaj pas skandalit me konkursin e gradave komisar dhe kryekomisar në policinë e shtetit, anëtarët e mbikqyrjes së provimeve janë marrë në pyetje.

Në zbatim të detyrave të deleguara nga prokuroria e Tiranës, sherbimi per çeshtjet e brendhme dhe ankesave ka marrë deklarimet e funksinarëve që kishin për detyrë mbarëvajtjen e procesit të kontestuar, njëri prej të cilëve u anullua dhe u përsërit me urdhër të drejtorit të përgjithshëm të uniformave blu Ardi Veliu.

 

Me heret SHÇBA ka marrë në pyetje edhe dhjetra efektiv që nuk fituan dhe ankimuan rezultatet e testimit për menyren e organizimit dhe dyshimet për favorizimin e individeve te caktuar permes publikimit te tezes, me heret se sa te zhvillohej konkusi.

 

Prokuroria e Tiranës ka rregjistruar kallëzimin  penal të referuar nga shërbimi kontrollit të brendshëm për “ shpërdorim detyre ” , në materialin e të cilit theksohet se janë kontatuar parregullsi gjatë zhvillimit të testimeve.

 

Nëntorin e kaluar rreth 700 efektivë konkuruan për gradën komisar dhe kryekomisar. Testi i parë u anullua për dyshimet e kopjimit dhe u përsërit ndërsa ai për kryekomisar u kontestua pasi në momentin e fundit , sistemi i vlerësimit u ndryshua duke shtuar pyetje me shtjellim krahas korigjimit standart me kompjuter. Tashmë mbetet në dorë të prokurorisë nëse do ketë zyrtarë që do merren të pandehur apo çështja do të pushohet.

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *