Subscribe

Prokuroria e Posaçme po vijon hetimet në lidhje me aferat korruptive qe dyshohet se janë kryer nga zyrtarë të lartë në lidhje me 3 inceneratorët, atë të Fierit, Tiranës dhe Elbasanit. Drejtuesi i SPAK, Arben Kraja, tha se hetimet janë shtrirë në të tre këto tendera ku priten zhvillime të reja.

 

“ARBEN KRAJA

DREJTUES I SPAK

Ka hetim për të tre inceneratorët dhe çështja është në hetim dhe po vazhdon.”

 

Sa i takon skandalit të publikimit të pagave të më shumë se 630 mijë qytetarëve si dhe të targave, Kraja shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit me Prokurorinë e Tiranës për zbardhjen e ngjarjes dhe arrestimin e autorëve.

 

“Po hetohet nga Prokuroria e Tiranës. Nëse do të ketë përfshirje të subjekteve që janë nën kompetencën tonë, apo vepra penale që mund të jenë në kompetencën tonë, patjetër që do të përfshihemi.”

 

Duke theksuar se SPAK nuk njeh “peshk të madh” në korrupsion, Kraja paralajmëroi se viti 2022 do të jetë më intensiv dhe priten arrestime të bujshme.

 

“Nuk ka koncept ‘peshk të madh’ SPAK-u. Edhe 2022 do të jetë një vazhdim me intensitet më të lartë, me treguar më të lartë në të gjitha këto fusha. I qëndroj të njëtit parim që do të jetë i vështirë për ata që shkelin ligjin, kushdo që të jenë ata.”

 

Për vitin 2022, Kraja shtoi se ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, organ i varur nga SPAK, pritet që të thellojë hetimet për korrupsion dhe krimin e organizuar sipas prioriteteve.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *