Subscribe

Në ditën e shtatëmbëdhjetë të grevës së urisë gjendja shëndetësore e punonjësve të rafinerisë është përkeqësuar. Por nuk ka asnjë tërheqje nga kërkesat e tyre për marrjen e pagave të prapambetura dhe rikthimin në punë.

 

“17 ditë grevë, ju e shikoni vetë gjendjen tonë. Unë kam qenë gjithë natën me tension. Gjendja është shumë e rëndë. Një gjë nuk po kuptoj, një heshtje vrastare nga ana e parlamentit shqiptar për fëmijët tanë që janë pa bukë në shtëpi. KM Rama erdhi në 2017, dhe unë kam qenë prezent në uzinë, punova tërë ditën dhe prita kryeministrin dhe tha paratë tuaja do t’i merrni kokërr më kokërr, por sot mbas gjithë peripecive arrita në grevë urie e s’i kam marrë akoma, unë prandaj jam  këtu.”

 

“Po do vazhdojmë, jemi bërë mjeke të vetvetes, i shërbejmë njëra-tjetrës, po s’i nuk e vuri dorën në zemër një nga parlamentaret, 5 minuta të vinte të shikonte gjendjen tonë, nëna e gram mbi të gjitha. Pse të dal unë nga këtu ku të shkoj, ata presin që të çoj unë në shtëpi. Jemi shumë të vendosura, jemi të ngujuara prej 17 ditësh, gjendja jonë është si mos më keq, dhe heshtja e KM çdo ditë e më shumë po na vret. Por grevën nuk e lëmë.”

 

Grevistët shprehen se nuk janë kundër negociatave, por se protesta do të mbyllet kur të marrin diçka konkrete nga ato që kërkojnë.

 

“Do vazhdoj të qëndroj me shoqet deri në fund, kur të marrim djersën tonë, se e kemi me gjyq. Ne gjyqin e kemi fituar, djersën tonë po kërkojmë, pse nuk na e jepni. Jemi si mos më keq, të rrish në grevë këtu, larg fëmijëve, ndërkohë që ata presin të shkojmë pranë tyre.”

 

“Këtu do jemi, se s’kam ku vete tjetër, s’kemi rrugë tjetër Fëmijët e mi ngelën pa shkollë. Ne presim të mbajë premtimet ai, që paskan qenë të gjitha gënjeshtra. Mos ta pengojë vendimin e gjykatës, duhet të marrim lekët me patjetër, të çoj gocën në shkollë. ta çoj ta vizitoj”

 

Naftëtarët kanë sugjeruar që negociatat mund të zhvillohen paralelisht, edhe duke qenë në grevë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *