Hero mund të quhet 7-vjeçari Chase Post, pas asaj që bëri për të shpëtuar familjarët e tij. Babanë dhe motrën e tij 4-vjeçare i kishte marrë me vete rrjedha e lumit në Florida.

 

Babai i Chase, Steven Poust, kishte ankoruar varkën e tij në lumin St. John’s në Jacksonville që djali dhe vajza e tij të zhyteshin në ujë. Por Abigail, katër vjeç, u përball me rrymën e papritur të lumit.

 

Chase u përpoq ta kapte, por nuk arriti. Babai u zhyt dhe e kapi me vështirësi, por rryma nuk i lejoi të ktheheshin në varkë. Babai i thirri 7-vjeçarit Chase dhe i kërkoi të dalë në breg për të kërkuar ndihmë.

 

I vogli notoi për një orë, pa një jelek shpëtimi, dhe arriti në breg. Ai doli nga uji, vrapoi për në shtëpinë më të afërt dhe kërkoi ndihmë. Babai dhe motra e tij u gjetën shëndoshë e mirë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *