Kur mendoni për Japoninë në pranverë, imazhi i parë që ju vjen në mendje është vendi i mbuluar nga lulet e famshme të qershisë. Lulet e bardha dhe rozë, që çelin në qytete e male, përcjellin një gëzim te njerëzit, të cilët afrohen për të bërë foto e organizojnë piknik poshtë pemëve.

 

Por këtë vit, sezoni i lulëzimit të qershisë ka ndodhur ndryshe nga herët e tjera. Në qytetin e Kiotos lulet e qershisë arritën kulmin e lulëzimit më 26 mars, data më e hershme në më shumë se 1.200 vjet. Data e pikut, për shekuj ishte në prill. Kurse në Tokio, lulëzimi i plotë u arrit në 22 mars.

 

Dr. Lewis Ziska nga Universiteti i Shkencave të Shëndetit Mjedisor të Columbia tha se diçka e tillë ndodh për shkak të ndryshimeve klimatike. Studiuesi Yasuyuki Aono tha se lulet e qershisë janë shumë të ndjeshme ndaj temperaturës.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *