Subscribe

Një nga objektivat e Shengenit Rajonal, në tryezën e të cilit pritet të ulet edhe Kosova, është heqja e “roaming”, tarifës së telefonisë celulare kur ndodhemi jashtë vendit.

 

Me gjithë vështirësitë përballë krijimit të një tregu të vetëm rajonal, nga samiti digjital i Ballkanit Perëndimor, kryeministri  Edi Rama kërkoi angazhimin e të gjitha vendeve për ta finalizuar në një kohë sa më të shpejtë.

 

“EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

Finalizimi i procesit për të hequr tarifat roaming duhet të jetë pjesë e objektivit dhe duhet të punojmë të gjithë. Asgjë nuk ndalon ta shndërrojmë këtë cep të Evropës në një qendër të shërbimeve digjitale dhe të infrastrukturës elektronike, mbështetur ne memorandumin e mirëkuptimit për rrjetin 5G. Të ecim shpejt dhe në të ardhmen e afërt për të zbatuar teknologjinë e pastër dhe të sigurt 5G, duke përgatitur edhe marrëveshjet ndër-rajonale si reflektim për të unifikuar licencat do të jetë një hap shumë i madh.”

 

Për të treguar se sa jetik është krijimi i një agjende të përbashkët digjitale, që pasi Bashkimi Evropian e shpalli atë si prioritet në familjen e tij, kreu i qeverisë vlerësoi se Shqipëria është ndër vendet e Ballkanit Perëndimor që deri në fund të vitit mbi 95 për qind e shërbimeve në institucionet shtetërore do t’i kryejë “online”.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *