Ministrja Ogerta Manastirliu ka informuar lidhur me situatën e krijuar në Krujë, ku më shumë se 500 banorë të zonës janë paraqitur këto tre ditë me shenja helmimi në spitalin e qytetit.

 

Pas mbledhjes së qeverisë, në një dalje për mediat, Manastirliu deklaroi se nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës janë ende ende në pritje te analizave bakteriologjike.

 

Shërbim mjekësor në spital, aktualisht, po marrin 14 qytetarë, përfshi edhe fëmijë.

 

“Dua t’ju jap një informacion, nga raportimet e ISHP dhe operatorët e kujdesit vendor të Krujës, janë ende në pritje të analizave bakterologjike. Nga ana tjetër, dua të theksoj se ditën e sotme janë 14 qytetarë, përfshi këtu fëmijë dhe adoleshentë që po marrim shërbim mjekësor pranë spitalit të Krujës. Fatmirësisht fluksi ka ardhur në rënie. Analizat bakterologjike kërkojnë kohën e tyre.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *