Deputetja e PD, Grida Duma ka reaguar për situatën në Krujë ku mbi 300 qytetarë dyshohet se janë helmuar nga uji.

Sipas Dumës, vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Ajo bën thirrje që hetimet duhet të zbardhin të vërtetën e kësaj ngjarje.

“Mbi 300 numri i të helmuarve nga uji, siç thonë vetë të shtruarit në spitale. Kjo katastrofë ka prekur fëmijë e të moshuar. Vuajtjet e sotme të krutanëve janë përgjegjësi e shkaktarëve të qeverisjes. Kujtojmë kur pikërisht për ujësjellësin në Krujë, Kryeministri bëntë xhiron e cirkut të lëvizsshëm të propagandës se vet të neveritshme. Hetimet duhet të zbardhin të vërtetën, kush luan me ujin, luan me jetën”, shkruan Duma.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *