Supermodelja Heidi Klum, duket se këto Krishtlindje ka marrë dhe dhuratën më të rëndësishme dhe më të bukur në jetë.

 

Përmes një postimi në Twitter modelja ka bërë të ditur se dhurata e këtyre krishtlindjeve ka qenë unaza e fejesës.

 

Imazhi tregon bukuroshen duke buzëqeshur së bashku me të fejuarin Tom Kaulitz me titullin “Unë i thashë PO”. Biondina 45-vjeçare dhe muzikanti Kaulitz, 29 vjeç, janë në një lidhje të hapur tash e nëntë muaj.

 

Të dy kanë shfaqur shumë fotografi të përbashkëta në llogaritë e tyre të Instagram, duke përfshirë edhe mesazhe të ngrohta dashurore.

 

https://twitter.com/heidiklum/status/1076986118363467776

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *