Ish-Ministri i Jashtëm, Edmond Haxhinasto këtë të martë nga emisioni 7 pa 5 në Vizion Plus është shprehur se është e rëndësishme që për të menaxhuar situatën në të cilën ndodhet vendi pas tërmetit, të gjithë duhet të përfshihen dhe të japin kontributin e tyre.

 

Haxhinasto në fjalën e tij ka theksuar faktin se për menaxhimin e situatave të tilla duhet që të ndiqen manuale të caktuara që ndiqen nga të gjithë vendet në botë per te kaluar nje situate kaq te rende.

 

Ish ministri ka bërë thirrje se nga një situatë e tillë duhet të nxjerrim mësim në mënyrë që të jemi të përgatitur për raste të tjera.

 

“Jemi në një faze që ka nevoje për kontribut, çfarë kemi bërë në të kaluarën, çfarë do të bëjmë tani dhe çfarë dihet të bëjmë në të ardhmen. Trauma është e madhe dhe shpërndarja e resurseve duhet të jetë e shpërndarë për të gjithë këto resurse qoftë tek rindërtimi, por edhe te trajtimi i përditshëm. Mendoj se gjithmonë në raste të tilla ka nevojë për të hedhur sytë pas dhe duhet të nxjerrim mësime për raste të ngjashme. Po te shikoni disa manuale që kanë regjistrat e OKB kanë rregulla të caktuara para dhe pas situatave të tilla. Duhet të ndërtojmë institucione të emergjencave civile që duhet të ishin të trajnuara te kualiduara kjo është në aspektin menaxherial të situatës. Kemi pasur disa alarme të forta. Edhe shkresa e presidentit në korrik duhet të ishte marrë me seriozitet dhe jo me ate përbuzje që u mor, por edhe hartën e përgatitur nga ekspertët e Shqipërisë duhej të ishte marrë më seriozisht dhe të shihej më me vëmendje. Duhej të shihej me vëmendje si janë dhënë lejet, e them pa hezitim masakra urbanistike që është bërë nën sytë e politikane që është bërë jo vetëm në Durrës, por në të gjithë zonën perëndimore përtej dëmeve mendoj se duhet të na jepet një leksion se si duhet të menaxhojmë territorin në të ardhmen. Nuk duhet të kemi një liri të tillë ndërtimi vend e pa vend,kemi pasur një traditë ndërtimi të vlefshme ku nëpër fshatra ndërtohej nëpër kodra apo zona me taban.”

 

Gjithashtu ish ministri Haxhinasto është shprehur ndër të tjera se politika shpesh herë hiqet sikur i zgjidh gjithçka.

 

“Protokollet per menaxhimin e situatave te tilla janë shumë të qarta, edhe me 21 shtator ka qene cështja e ligjit kur ekspertët hartuan harten sizmike pse duhet të merremi tani në këtë kohë kur kemi primare menaxhimin e situatës. Flitet që organizata të ndryshme bamirëse duhet të merren me rindërtimin unë nuk mendoj kështu rindërtimi është çështje e pushtetit vendor ne kordinim me atë qëndror. Mendoj se çështja e rindërtimit dihet të bëhet në një formulë ku duhet të jetë pushteti vendor qëndror dhe kompanitë e përfshira në këtë proces dhe jo të presim nga situatat bamirësi duhet të jemi më serioz në ndarjen e punës dhe menaxhimin e kësaj situate.duhet te kemi parasysh se ne keto zona ka një aktivitet që duhet të vijojë.”

 

Ndër të tjera Haxhinasto, është shprehur se në një situatë të tillë është e rëndësishme që të merren parasysh. Sipas tij edhe propozimet e bera nga zoti Basha duhet te merren në konsideratë pasi janë shumë të vlefshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *