Subscribe

Aksi politik Berlin-Paris eshte riaktivizuar kohet e fundit pasi kancelarja gjermane Merkel dhe presidenti francez Macron kane derguar ne Prishtine keshilltaret e tyre me qellim  rindezjen e motorit te dialogut me Serbine.

Delegacioni gjermano-francez, i përbërë nga Jan Hecker, këshilltar i kancelares gjermane dhe Emmanuel Bonnem këshilltar i presidentit francez u takuan me kryeministrin kosovar Kurti e me pas me presidentin Thaçi.

Ky I fundit zbuloi momente te bisedes me dy perfaqesuesit duke theksuar se beri te qarte se pa liberalizim te vizave nuk ka dialog me Serbine.

 

HASHIM THACI

 

PRESIDENT I KOSOVES

 

Bashkimi Evropian dhe roli i tij duhet të jetë imediat, i domosdoshëm dhe i shpejtë që të nxjerrë vendim për liberalizimin e vizave për Kosovën. Kur të merret ky vendim, për liberalizimin e vizave, atëherë ne duhet të diskutojmë si lidership i Kosovës t’i përgjigjemi ftesave të Bashkimit Evropian. Flas në emrin tim, si president i vendit -dhe do të flas edhe me të gjithë lidershipin e Kosovës, që përderisa nuk ndodhë liberalizimi i vizave nga Bashkimi Evropian, së paku, unë si president i vendit, nuk ulem në tavolinë në Bruksel, sepse nuk meriton këtë kredi që Kosova t’ia japë Brukselit, për sa i përket kësaj çështjeje. Ne meritojme vizat pastaj shohim per hapat e tjere. Nuk ka kapacitete ne bruksel, liberalizimi eshte jetike, te tjerat jane dytesore.

 

Thaci deklaroi se qasja e Uashingtonit zyrtar eshte krejt ndryshe dhe roli I SHBA eshte i pazevendesueshem.

 

Keto deklarata vijne pasi  presidenti Thaci u takua javen e shkuar ne Uashington me homologun e tij Vucic.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *