Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani akuzoi Serbinë se ka hartuar raporte të stisura, me dëshmi të rreme për të nxjerrë sikur Kosova ka kryer krime. Gjatë intervistës për “Quo Vadis”, ai deklaroi se edhe aktakuzat kundër ish-drejtuesve të UÇK janë ngritur mbi këto raporte.

 

“Në luftën e fundit kapëm pushkat për të luftuar kundër Serbisë për shkak të dhunës, torturave, masakrave. Kemi luftuar bashkë. Kemi qenë pjesë e burgjeve të Serbisë dhe shqiptarët janë torturuar në format më të ndryshme. Serbia dhe kjo gjykatë është ndërtuar me të dhënat e Serbisë për kinse krimet që ka bërë. Janë torturuar njerëzit me të gjitha format, edhe thonjtë ju janë nxjerrë me gjilpërë që të pranojnë se e ka bërë UÇK. Për të gjitha krimet që ka bërë Serbia në Kosovë është një ngjarje që nuk është marrë njeri.”

 

Diplomati nënvizoi se lufta e UÇK ka qenë e pastër sepse është bërë për liri.

 

“Ne kemi dashur dhe duam që lufta jonë të jetë e pastër. Kjo ka qenë arsyeja që në Kuvendin e Kosovës të miratohet dhe para drejtësisë ndërkombëtare të dalë që ne kemi bërë një luftë të pastër. Ne nuk kemi vrarë njerëz, fëmijë, pleq, ne kemi luftuar kundër Serbisë, këtë kemi dashur të argumentojmë. Ne nuk kemi qenë ndërmarrje kriminale. Asnjë luftë çlirimtare, asnjë luftë për liri nuk është ndërmarrje kriminale. Sot lufta çlirimtare nga prokurorët quhet ndërmarrje kriminale. Në këtë akuzë tentohet të njolloset lufta e UÇK, përfshirë Shtabin e Përgjithshëm, Komandot, Qeveria e Përkohshme, deri edhe ushtarë të tjerë. Kush mbetet pa u përfshirë këtu? Për mua është e padrejtë, e papjekur. Është implikuar drejtpërdrejt Serbia për të barazuar krimin që ka bërë në Kosovë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *