Ish-deputeti i PD Endri Hasa ka reaguar pas deklaratave të ish-kryeministrit Sali Berisha lidhur me protesten e 8 janarit.

Hasa thekson se opinioni publik nuk ka nevojë të dëgjojë versione për atë që ndodhi në 8 janar dhe se ato ngjarje janë të freskëta në sytë dhe memorien e gjithsecilit.

 

Ai publikon video nga 8 janari, ndërsa deklaron se shqiptarët janë dëshmitarë të sulmit më të dhunshëm e të paprecedentë.

 

“Shqiptarët janë dëshmitarë të sulmit më të dhunshëm e të praprecedentë që i është bërë ndonjëherë një force politike në Shqipëri.
Opinioni publik nuk ka nevojë të dëgjojë versione për atë që ndodhi në 8 janar! Ato ngjarje janë të freskëta në sytë dhe memorien e gjithsecilit, pasi në mënyrë shumë profesionale mediat në Shqipëri por edhe ato ndërkombëtare transmetuan në kohë reale dhunën e shfrenuar.
Partia Demokratike do ringrihet si shpresa e vetme e shqiptarëve për ndryshim! #KemizgjedhurtëArdhmen ✌️”, shkruan Hasa.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *