Telashet për Prince Harry-n nuk paskan fund. Pas mosmarrëveshjeve të herë pas herëshme me familjen mbretërore, ai tashmë duket se ka humbur edhe miqtë e tij. Shkak për këtëështë bërë gazeta prestigjoze britanike Daily Mail, ndaj të cilës Duka e Sussex ka ngritur një padi për përdorjen e metodave të paligjshme për të mësuar më shumë për jetën e tij private. Princi së fundmi është fotografuar në Londër ku do të zhvillohet edhe gjyqi në Gjykatën e Lartë për çështjen në fjalë, shkruajnë mediat e huaja.

 

Duka e ka ngritur padinë ndaj gazetës në fjalë me pretendimin se ata kanë punësuar hetues privatë për të vendosur përgjues në makinën e tij dhe për të regjistruar bisedat e tij private.

 

“Dyshimi dhe paranoja e shkaktuar nga publikimi i artikujve të paligjshëm nga Daily Mail bëri që Harry të prishte marrëdhëniet me miqtë e tij, pasi besonte që ata ishin burimi kryesor i daljes së informacionit. Paditësi beson se veprimet e gabuara të Daily Mail përbëjnë tradhti, pavarësisht premtimeve të bëra nga media për të përmirësuar sjelljen e tyre pas vdekjes tragjike dhe të parakohshme të nënës së tij, Princeshës Diana, në 1997”, thuhet në dokumentin zyrtar.

 

Princi Harry po bashkon forcat në proces gjyqësor me një grup personazhesh publike që po denoncojnë gazetën për këto praktika të paligjshme. Midis tyre, Elton John, Doreen Laërence nga Clarendon dhe Sandy Frost, të cilët gjithashtu ndërmorën veprime ligjore kundër gazetës./Living/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *