Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
05 December 2025
Vizion fokus

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj:...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së...

Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Berisha...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji?...

Kur do të quhej e suksesshme lëvizja “Salianji”? Si...

Lëvizja brenda PD, avokati: Salianji dhe Alimehmeti janë oksigjen...

Lëvizja “Salianji”/ Gazetarja: Ish-deputeti kërkonte një post në PD...

Lëvizjet brenda PD, Hasimja: Salianji një nga njerëzit që...

Gjermania dërgon pesë avionë luftarakë dhe 150 ushtarë në...

Harris tregon objektivat nëse fiton: Reagim i ashpër për emigrimin e paligjshëm, vijim i mbështetjes për Izraelin

30 Gusht 13:00

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, u zotua për një qasje më të ashpër ndaj migrimit përgjatë kufirit jugor të SHBA-së dhe tha se nuk do ti ndalojë armët për Izraelin.

Deklaratat Harris i bëri në intervistën e saj të parë si kandidate e Partisë Demokratike për Presidente e SHBA.

“Parimet e mia rreth asaj që duhet të bëjmë për të siguruar kufirin tonë – nuk kanë ndryshuar. Kam shërbyer dy mandate si prokurore e përgjithshme e Kalifornisë duke ndjekur penalisht organizata kriminale transnacionale, shkelësit e ligjeve amerikane, që kanë kryer trafik të paligjshëm të armëve, drogës dhe qenieve njerëzore përtej kufirit tonë, dhe parimet e mia nuk kanë ndryshuar”, tha Harris.

Harris foli gjithashtu mbi mundësinë e futjes së një republikani në kabinet nëse do të zgjidhet, duke thënë se dëshironte një larmi mendimesh.

“Mendoj se është e rëndësishme të kemi në tryezë kur merren disa nga vendimet më të rëndësishme, njerëz që kanë pikëpamje e përvoja të ndryshme. Dhe mendoj se do të ishte në të mirën e publikut amerikan që të kishte një anëtar në kabinetin tim i cili ishte një republikane.”, shtoi ajo.

Kandidatja e demokrateve per garen e nentorit lavdëroi punën e presidentit Biden, ndërsa tregoi për momentin kur mori vesh tërheqjen e tij nga gara.

“E pyeta, a je i sigurt? Dhe ai tha po. Ai ishte shumë i qartë se do të më mbështeste.Mendimi im i parë nuk ishte për mua, të jem i sinqertë, por ishte për të.”, deklaroi Harris.

Kamala Harris ka shmangur vazhdimisht intervistat zyrtare dhe konferencat për shtyp pas sigurimit të kandidaturës së demokratëve për postin e presidentes.

Në 5 nëntor ajo do të përballet në garë me ish-Presidentin Donald Trump, i cili reagoi duke e quajtur intervistën e saj të mërzitshme./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
harris SHBA zgjedhje

Nga e njëjta kategori

Avokati i Popullit, Hasimja: Duhet të jetë opozitar! Petraj: Person me karrierë juridike dhe të njohë terrenin

më shumë...

Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit të Sali Berishës

më shumë...

Përçarja brenda PD-së, avokati: Berisha ndjen rrezik nga Salianji

më shumë...

A mund të përfitojë dikush tjetër nga përplasja Berisha-Salianji? Ja çfarë thotë politologu në QUO VADIS

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më të klikuarat

  • Stuhia “Byron” shkakton përmbytje në Greqi! Rryma tërheq mak...
  • Horoskopi sipas Meri Gjinit/ Kujdes me lekët, cila është she...
  • Petraj: Ja kush qëndron pas Salianjit dhe Alimehmetit, Beris...
  • Gruaja rrëzohet teksa ecte në bulevard në Vlorë, humb jetën
  • Gazetarja: Ja kush do të jetë kryetari i PD-së pas largimit...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.